Besimtarët e Krishterë kremtojnë Krishtlindjen, Imzot Frendo: Është festa e familjes

24 Dhjetor 2020 | 21:03

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ne kushtet e Kufizimeve te orarit prej pandemisë Covid-19, mesha ne Kryeqytet dhe qytetet e tjerë te vendit u mbajt ne orën18:00

Imzot George Frendo zgjodhi të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit duke rrëfyer historinë e një 78-vjeçari me të cilin qëndroi në një dhomë spitali gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

“Isha në dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq. Fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar. Ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar, është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërsohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha kryepeshkvi i Kishës Katolike.

Edhe Kryepeshkopi Anastas ka uruar herët në mëngjes të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjes 2020. Sipas tij, këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve në ceremonitë adhuruese. Janullatos në urimin e tij beson se vaksina është dhurata më e mirë që mund të merrnim në këtë kohë të vështirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026