Bursë sa paga minimale për studentët, ja kush e përfiton

30 Qershor 2023 | 07:32

Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike, por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

Me vendimin e djeshëm të prezantuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale, që është 40 mijë lekë në muaj.

Për të nxitur maturantët të ndjekin këto programe studimi është vendosur të hiqet edhe kriteri i ruajtjes së notës mesatare.

Lista e programeve private është zgjeruar sipas kërkesave të universiteteve dhe nevojave të vendit.

“Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia. Listës së programeve prioritare i janë shtuar arsimi fillor, parashkollor, programi histori-gjeografi, disa programe të inxhinierisë sipas nevojave që kanë universitetet dhe vendi”

Kuotat do të ndahen sipas universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare, që do të aplikohen në universitetet e vendit.

Me këtë vendim, buxheti do të ndahet me kuota për çdo universitet. Pastaj janë vetë universitetet që, nëpërmjet senateve të tyre akademike, numrin total të kuotave që kanë për bursa e ndajnë në programe të ndryshme, të cilat janë prioritare sipas nevojave të tyre specifike apo zhvillimeve specifike që kanë zonat ku janë këto universitete. Arsyeja pse është ndërmarrë ky vendim ka për qëllim t’i japë më shumë mundësi universiteteve, kryesisht universiteteve në qytetet jashtë Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026