Mensa e kryepeshkopatës së Tiranës, Atë Nikolla: Nëse duam shoqëri të mirë, duhet ta nisim nga vetja
Ndërsa një pjesë e qytetarëve festojnë Krishtlindjen, të tjerë janë thjesht në kërkim të një vakti.
Prej 15 vitesh ashtu si në çdo festë edhe këtë Krishtlindje mensa e Kryepiskopatës së Tiranës ka hapur dyert në ndihmë të njerëzve në nevojë.
“Punonjësit këtu nuk shkojnë për të festuar, as unë i pari por jam këtu që të gëzohem bashkë me këta njerëz, se shumë lehtë mund ta kisha të gëzohesha me familjarët e mi. Nëse ne në shtëpinë tonë kemi të hamë, po për këta njerëz kush do mendojë,” – thotë Atë Nikolla.
Jo vetëm për festa, por në çdo ditë nga e hëna në të shtunë në mensën “shërbimi i dashurisë” falen vakte për cilindo që ka nevojë.
Atë Nikolla në këtë krishtlindje na jep edhe një mesazh shprese për të gjithë qytetarët, të cilët jo vetëm në kohë pandemie por në çdo çast duhet të falin dashuri.
“Më shumë shpresë, më shumë gëzim, më shumë atmosferë, ashtu si bëjmë edhe në këtu në mensën tonë, japim dashuri. Nëse duam të bëjmë një shoqëri më të mirë duhet të nisim nga vetja jonë,” – shtoi më tej Atë Nikolla.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta