Festat e emigrantëve në Greqi, Edmond Guri: Po festohen ndryshe, jemi organizuar vetëm me familjet
Përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Greqi, Edmond Guri në një komunikim për Euronews Albania deklaroi se shqiptarët në vendin fqinj po i kalojnë festat e fundviti ndryshe nga vitet e tjera për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19.
“Ndryshe nga vitet e kaluara, por gjithsesi ne shqiptarët kemi ditur të përballojmë sfida edhe më të vështira edhe më të ashpra, edhe këtë rast kemi mundur të organizohemi për festime familjare, ashtu siç e parashikojnë dhe masat anti-pandemi,” – tha Guri duke pranuar se për shkak të pandemisë shumë emigrantë nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.
Guri tha se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme tashmë tradita e festimit të festave të fundvitit është thyer. Vetëm për festat e fundvitit në pikat kufitare gjatë viteve të shkuara kalonin 17 mijë deri në 24 mijë persona në ditë, shifra që sipas Gurit janë të pakrahasueshme me ato aktualet.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)