Turizëm unik në Rehovë, francezët: Këtu gjejmë parajsën, gatime bio e çmime të lira

1 Korrik 2023 | 16:45

Turizmi në Rehovë të Kolonjës është tejet i ndryshëm nga krahinat e tjera. Të qëndruarit bashkë me familjarët e shtëpive të kthyera në bujtina mesa duket po pëlqehet nga turistët e huaj, të cilët çdo ditë e më tepër janë më të shumtë në këtë fshat të gurtë.

Këtë fundjavë ishte një grup të cilët tregojnë përshtypjet e marra nga qëndrimi në një nga shtëpitë e fshatit.

“Ne kemi disa ditë që po jetojmë si kolonjare në Rehovë, sot është dita e katërt. Erdhëm dhe vjet këtu dhe na pëlqen, sidomos qetësia që gjejmë, pamja e Gramozit, ushqimet bio dhe gatimet, ku edhe ne e ndihmojmë gruan e shtëpisë këtu”- tha njëra nga turiste.

“Është mbase një nga vendet më të bukur në botë sipas meje. Këtu mund të gjesh gjithçka, por dua të veçoj historinë që Rehova ka dhe çmimet shumë të lira. Këtu mund të vijë kushdo e të pushojë”

“Është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe gjithmonë vij qëndroj më shumë ditë në Rehovë. Arsyeja është e thjeshtë. Këtu vërtet çlodhesh. Këtu mund të bësh hiking, mund të shohësh kishat e ndryshme, mund të vizitosh muzeun ne qytet, mund të mësohesh të bëhesh pak shqiptar”- tha një tjetër turiste.

Gruaja e shtëpisë ku këta francezë po qëndrojnë tregon ushqimet që turistët shpesh kërkojnë.

“franceze u pëlqen më shumë të hanë tava me bamje. Me patellxhan, penxhire tradicionale, u bëjmë shëndeteli, plllaqi pëlqejnë shumë, byreku, buke e bërë vet, mbajmë marrëdhënie, na dërgojnë kartolina u dërgojmë e ne”- nënvizoi Lavdie Thomollar, amvisë.

Vitet e fundit Kolonja është kthyer në një destinacion të rëndësishëm të turizmit juglindor, për trashëgiminë kulturore që ofron, natyrën e kuruar e deri tek sportet e aventurës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026