Fshehu 16 mijë euro në makinë, nën hetim 37-vjeçari

3 Korrik 2023 | 10:23

Autoritetet në portin e Vlorës kanë kapur një 37-vjeçar i cili fshehu 16 mijë euro në automjetin e tij me qëllim mosdeklarimin në kufi.

Një hetim u nis ndaj shtetasit I. P., ndërsa paratë u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:  

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026