Mbi 361 mijë km më afër Tokës, superhëna e 3 korrikut: Më e madhe, më e ndritshme

3 Korrik 2023 | 12:16

Superhëna e parë e vitit 2023 do të shihet më 3 korrik, në të gdhirë të datës 4.

Ajo do të shfaqet më e ndritshme dhe më e madhe në krahasim me çdo Hënë tjetër të plotë që është parë këtë vit.

Një superhënë ndodh kur rruzulli arrin fazën e hënës së plotë në një pikë në rrugën e saj kur vjen në afërsi të Tokës. Hëna duket pak më e madhe. Edhe pse syri i lirë mund të mos jetë në gjendje të shohë menjëherë ndryshimin e madhësisë midis një Hëne të plotë tipike dhe një superhëne, Hëna e parë e plotë e verës do të jetë më e ndritshme dhe 361,934 kilometra larg nga Toka.

Hëna në muajin korrik quhet “buck moon”. Ndërsa në përgjithësi ka 12 Hëna të plota në një vit, do të ketë 13 ngjarje të tilla hënore në 2023. Dy superhëna do të shihen në gusht, të cilat do të përfshijnë dhe një hënë blu.

Për vitin 2023, superhëna e katërt dhe e fundit do të jetë më 29 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026