Publikohen të dhënat e anketës në RMV, rritet ndjeshëm mbështetja për Open Balkan

13 Qershor 2023 | 10:39

Nga një anketë e realizuar në Shkup rezulton se shumica e qytetarëve në vendin fqinj e mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i Hapur” po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në opinionin e Maqedonisë së Veriut. Kjo iniciativë gëzon mbështetje të 63.3% te qytetarëve, një rritje kjo prej 21% në krahasim me tre vite më parë. Këtë e tregojnë të dhënat e anketës së fundit të Institutit për Hulumtime Politike në Shkup të realizuar në fillim të muajit maj.

Gazetarja Ferikan Iljazi Arifi deklaroi për Euronews: “Inciativa e Ballkanit të Hapur po fillon të marrë më shumë mbështetje edhe nga popullsia më e re apo personat nga 18 deri 29 vjeç, të cilët mbi 70%kanë thënë se kanë qëndrim pozitiv ndaj kësaj iniciative rajonale”.

Iniciativa ka mbështetje të madhe nga të gjitha bashkësitë etnike në vend, që është diçka e rrallë në shtetin fqinj. 62% e maqedonasve dhe 67% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur pozitivisht ndaj rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik. Qytetarët e intervistuar nga Euronews Albania kërkojnë edhe përfshirjen e Kosovës.

“Sigurisht që bashkëpunimi mes njerëzve është i mirë. Nëse ka qëllime të mira dhe veprime të mira, ato kërkojnë mendje të mira politikanësh. Nëse këta funksionojnë, është mirë. Deri tani ka patur vetëm fjalë, duhet aksion, veprime që të besojnë edhe njerëzit”, tha një prej qytetarëve për Euronews Albania.

Pyetje: A duhet të kyçet edhe Kosova?

Qytetari: Sigurisht që po, Kosova nuk është në hënë. E kemi fqinjin e parë dhe pa të nuk mund të bëhet asgjë”

5.9% e qytetarëve janë ende skeptikë, por këto shifra janë të buta në krahasim me anketën paraprake kur gati 40% e qytetarëve ishin skeptikë ndaj kësaj nisme.

Pjesë nga intervista me një tjetër qytetar:

Gazetarja: Çfarë mendoni për Ballkanin e Hapur?

Qytetari: S’ka asgjë prej kësaj.

Gazetarja: Përse mendoni kështu?

Qytetari: Nuk po flas.

Gazetarja: Ka një anketë në të cilën thuhet se ka rritje të mbështetjes së qytetarëve, edhe shqiptarë edhe maqedonë për Ballkanin e Hapur, mbi 60%. A i besoni juve kësaj?

Qytetari: Jo, jo. Nuk i besoj!

Ndërkohë që një tjetër qytetare u shpreh: “Unë do doja të përfitoja nga Ballkani i Hapur. Të kemi lëvizje të lirë. Të kemi paqe.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026