Draft-statuti i Asocacionit, Vuçiç: Respekt për Ramën, por nuk është i autorizuar

13 Qershor 2023 | 10:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Asocacionin.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçic ka shtuar se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe për këtë arsye nuk mund të bëjë draf-statut për Asocacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç për median serbe.

Vuçiç shtoi se në lidhje me Asocacionin nuk ka çfarë diskutohet më, pasi palët kanë rënë dakord në marrëveshjen me ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asocacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka shtuar presidenti serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026