Serbia ul gatishmërinë në kufi, Vuçiç: Jemi gati në çdo rast

13 Qershor 2023 | 10:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e djeshme se Forcat e Armatosura serbe kanë kaluar në një nivel më të ulët të gatishmërisë ushtarake për shkak të situatës së krijuar në Kosovë.

“Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që të ndihmojmë popullin tonë, këtë duhet ta dinë njerëzit”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për median serbe.

Serbia i vuri forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake pas dhunës që shpërtheu në veri të Kosovës në maj, pasi kryetarët shqiptarë u futën në disa ndërtesa komunale me shumicë serbe.

Popullata lokale serbe në veri të Kosovës bojkotoi zgjedhjet e prillit në të cilat u zgjodhën ata kryetarë komunash.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja në zonën me shumicë serbe për të qetësuar tensionet dhe që Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026