“Po ecim përpara”, Zelensky raporton fitore të vogla në kundërofensivën ndaj Rusisë
Luftime intensive po vazhdojnë në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës. Kievi ka raportuar se ka shënuar fitore të vogla në fushëbetejë, ku kundërofensiva ukrainase po përballet me rezistencë të fortë nga forcat ruse.
Në një postim më 3 korrik në Twitter, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi se “java e kaluar në vijën e frontit ka qenë e vështirë, por ne po bëjmë përparim”.
“Ne po ecim përpara, hap pas hapi”, shtoi ai.
Ky postim i Zelenskyt erdhi pasi zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, shkroi në platformën Telegram më 2 korrik se nëntë kilometra katrorë ishin çliruar nga forcat ruse në rajonin e Donjeckut gjatë javës së kaluar, një ndryshim që tha se ishte “rezultat i përmirësimit të pozicionit taktik”.
Në pjesën jugore të vendit, shkroi Malyar, mbi 28 kilometra katrorë ishin rimarrë gjatë së njëjtës periudhë.
Ajo shtoi se “si operacionet sulmuese, ashtu edhe ato mbrojtëse janë duke vazhduar në lindje”, ku tha se “luftime të ashpra po zhvillohen atje tani”.
Ushtria ruse raportoi gjithashtu luftime intensive në zonat përreth qyteteve të rajonit Donjeck, Bahmut, Lyman, Maryinka dhe Avdijivka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut