EMRI| Plagosje me thikë në Vlorë, transportohet në spital 37-vjeçari

3 Korrik 2023 | 14:30

Një plagosje me thikë ka nodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, në zonën e ish-shinave të trenit. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Rigert Dine, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor kanë bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes së 37-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026