Visha: SPAK s’duhet të raportojë para deputetëve që nesër mund t’i hetojë

3 Korrik 2023 | 18:08

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot në Kuvend punën e këtij institucioni gjatë vitit 2022.

Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë ndërsa janë hetuar  24 procedime penale me 25 persona nën hetime.

Avokati  Saimir Visha tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK nuk duhet të raportojë para deputetëve që në një moment të caktuar mund të jenë subjekt i hetimit për këtë institucion.

“Për mua është gabim që SPAK të bëjë llogaridhënie para ligjvënëse, ndaj mandati i kryetarit të SPAK. Disa deputetë janë ata që nesër do të jenë subjekte të procesit penal, ndaj nuk mundet të dëgjojnë ata raportimet pavarësisht nëse janë sekret të dhënat, po t’i japësh me numra, pa emra ata s’kanë kuptuar asgjë fare. Mund të jenë edhe ata të implikuar, mund të jenë nesër pas hekurave apo GJJKO ndaj nuk mundet”, tha Visha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023