Minishengeni, Monika Kryemadhi: Rama e tradhtoi Kosovën. 2020-a, viti i rezistencës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cilësoi vitin 2020 si fillimin e një dekade të re për shqiptarët.
Gjatë fjalës së mbajtur në Konventë e LSI për Tiranën Kryemadhi tha se, vendi sot ndodhet në të njëjtat pozita si në vitin 1991 dhe po përballet me të njëjtën braktisje masive, prandaj, për këtë arsye LSI do të nisë aksionin e ri politik.
“Ky vit do të hapë dekadën e fitores mbi të keqen e një Shqipërie pjesë e Evropës së bashkuar, dekadën që do ta kthejë Shqipërinë në shtëpi të shqiptarëve. Ky është një mision që s’e ndal do të askush, pasi përballë kanë shumicën absolute të shqiptarëve që janë ngritur në këmbë për Shqipërinë. Kjo dekadë do të flakë tej rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, rilindjen e tradhtarëve të kombit”, – tha kryetarja e LSI.
Kryemadhi foli edhe për projektin e minishengenit ballkanik dhe e quajti atë tradhti të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës.
“Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës është qartësisht antishqiptare. Nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit.
2020Politika e presionit ndaj Kosovës për çështje të marrëdhënieve të saj me Serbinë si ajo e taksës apo angazhimi në nisma rajonale jo transparente pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura minishengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e saj”, tha Kryemadhi.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar