Vrasja e kunatit të Bejtjas, foto e makinës së atentatorëve. Mjeti u vodh në Tiranë

4 Korrik 2023 | 10:44

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në mesnatë në fshatin Larushk në zonën e Fushë Krujës ku u vra 1 person ndërsa janë plagosur edhe dy të mitur.

Ramazan Sulo ishte personi që mbeti viktimë e këtij atentati, ndërkohë të plagosur mbetën edhe nipërit e tij 10 dhe 13 vjeç.

Objekti i këtij atentati mësohet të ketë qenë Gentian Bejtja, ndërkohë bëhet e ditur se janë ndaluar nga policia tre persona të dyshuar si autorë të atentatit.

Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi, ishte në banesën e Gentian Bejtjas ku u krye edhe atentati i tretë ndaj tij.  Ajo tha se në makinën e djegur, e cila dyshohet se ëhstë mjeti të cilën përdorën ekzekutuesit e atentatit janë gjetur dy kallashnikovë.

Ndërkohë mjeti mësohet se është vjedhur në Tiranë.

“Duhet thënë se Bejtja ka qenë i arrestuar edhe më herët për arsenal armësh në banesë.

Ndërkohë në automjetin e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të cilët dyshohet se kanë lidhje me autorët që kanë kryer këtë atentat. Ky është atentati i tretë ndaj Gentian Bejtjas”,-tha Sara Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026