Asgjësohen 875 bimë narkotike në Lezhë, shpallet në kërkim 67-vjeçari

4 Korrik 2023 | 14:15

Policia e Lezhës ka asgjësuar 875 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 67-vjeçar i cili dyshohet si autori i kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar në Lezhë ishte pjesë e megaoperacioni antikanabis të koduar “Imazhi”, i cili shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në kuadër të fazës së 22-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Malbardhë, Kurbin, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, gjetën të kultivuara në tokë, në disa parcela, 188 bimë të dyshuara narkotike kannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në disa fshatra, janë gjetur dhe asgjësuar në total 687 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë. Konkretisht, 66 bimë në fshatin  Krajen të njësisë administrative Blinisht, 500 bimë në fshatin Ungrej të njësisë administrative Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh të njësisë administrative Manati.

Policia bën me dije se po vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e autoritëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026