Ulen tensionet në Francë, solidaritet kryebashkiakut të sulmuar
Përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare dhe ministra të shumtë u thirrën për bisedime nga kryeministrja e Francës.
Gjithçka u bë në kuadër të përpjekjeve për të kërkuar një përgjigje për 6 netët e dhunës, që shpërthyen pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel, i vrarë nga policia javën e kaluar.
“Mundëm të diskutonim një numër çështjesh mbi politikat qytetare, rolin e shkollave, autoritetin e prindërve dhe përgjegjësitë e tyre. Duhet të reflektojmë mbi këto çështje, kjo është ajo çfarë ka thënë edhe presidenti i Republikës. Sot është koha të rikthehet rendi”, tha Elisabeth Borne, kryeministre e Francës.
Më herët, një akt solidariteti u shpreh në mbështetje të kryebashkiakut, shtëpia e të cilit u sulmua me një makinë të cilës i ishte vënë zjarri.
“Në të vërtetë është demokracia që është sulmuar, çdo simbol i saj është vënë në shënjestër; bashkitë po sulmohen, zyrtarët e zgjedhur po ashtu, mësuesit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës po sulmohen çdo ditë”, u shpreh Vincent Jeanbrun, kryetar bashkie.
Disa mijëra policë vazhdojnë të vendosen në mbarë Francën. Autoritetet shpresojnë që situata të ketë ndryshuar pas dy netësh relativisht të qeta.
Ndërkohë, presidenti Macron ka në plan një takim me 220 kryetarë bashkish të qyteteve dhe zonave të dëmtuara në ditët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West