Kryetari i komunës së Leposaviçit emëron 4 drejtorë nga komuniteti serb
Kryetari i Komunës së Leposaviçit, në Kosovë, Lulzim Hetemi, ka emëruar këtë të martë katër drejtorë komunal serbë.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në facebook nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniçi.
Krasniqi informon se nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.
“Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni.
Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.
Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.
Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.
Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, shkruan Krasniqi në facebook.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje