Berisha i uron bashkëshortes ditëlindjen: Ileksiri vërtetë i jetës
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar ditëlindjen e 75-të bashkëshortes së tij Lili Berisha.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha thotë se përveç ditëlindjes ata së bashku festojnë dhe 52-vjetorin e martesës së tyre.
Sipas Berishës, partnerja e tij ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha e tyre në tokë.
“Sot super festa e familjes tonë!
Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.
Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!
Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”-shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani