Kostoja e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: 37 milionë euro, bashkë me identifikimin dhe votimin elektronik
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i pyetur nga Euronews Albania për koston e zgjedhjeve të 25 prillit, u shpreh se pa përfshire identifikimin dhe votimin elektronik, kostoja shkon jo më shumë se 10 milionë euro.
Por, sipas tij nëse përfshijmë identifikimin dhe votimin elektronik, kostoja e zgjedhjeve shkon 37 milionë euro.
Ndërkohë, Celibashi gjatë komunikimit me gazetarët u ndal edhe tek votimi i emigrantëve.
Për këtë çështje ai deklaroi se beson se në zgjedhjet e 25 prillit do të kenë mundësi të votojnë edhe emigrantët.
“Kemi besim që emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Po punojmë teknikisht për ta realizuar. Kërkojmë konsensus edhe nga emigrantët dhe partitë politike për këtë çështje. Modeli i Kosovës për votën e emigrantëve nuk mendoj se është i duhuri, nuk ka siguri”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-ja bën hapin e parë
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet