Tetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19, bie numri i të infektuarve
Pandemia e Covid-19 në Kosovë paraqitet më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse. Gjatë 24 orëve te fundit kanë humbur jetën tetë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1002 testeve të dyshuara, 181 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se deri tani kanë humbur jetën 1317 qytetarë.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515”, thuhet në njoftim e IKSHPK-së.
Rastet pozitive:
Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga ana e qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë masat anticovid dhe të kryejnë testin nëse shfaqin simptoma të ngjashme me ato të Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus