COVID-19/ 11 viktima dhe mbi 300 raste pozitive në 24 orë

28 Dhjetor 2020 | 15:45

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 11 humbje jete të moshave 51-81 vjeç dhe mbi 300 raste të reja positive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se në total janë kryer 1 508 testimedhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani vendin ynë numëron më shumë se 56 mijë persona të prekur nga COVID-19 dhe prej tyre 23 mijë janë ende raste pozitive. Kurse numri i viktimave të shkaktuara nga coronavirus është 1 164 persona.

Qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive është Tirana, e cila ka më shumë se 50% të rasteve të rang kombëtar dhe më pas vijnë fieri, Shkodra dhe Durrësi me një  numër shumë herë më të vogël.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)

Testime totale            255,197

Raste pozitive             56,572

Raste të shëruara      32,122

Raste Aktive               23,286

Humbje jete                   1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              13301

Fier                  1573

Shkodër           1316

Durrës              1237

Vlorë               1006

Korçë              949

Elbasan           866

Berat               861

Lezhë              837

Gjirokastër      511

Kukës             447

Dibër               382

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026