Një rrëfim i sinqertë për ndryshimet gjatë pubertetit mes gazetares Armela Ferko dhe djalit të saj

28 Dhjetor 2020 | 16:39

Të gjithë i mbajnë mend emocionet që kemi përjetuar apo pyetjet e shumta, që kemi pasur në mendje gjatë periudhës kur fillojnë ndryshimet e para fizike, gjatë pubertetit. Sot në Jo Tabu vjen një bisedë me doza të larta sinqeriteti mes gazetares Armela Ferko dhe djalit të saj 11 vjeçar Joni. Për disa detaje në lidhje më këtë fazë të jetës së tij, Joni na tregon se e ka më të lehtë ti flasë me babin se sa me mamin.

“Me thënë të drejtën më shumë këtë fushë e kam më të lehtë me babin sepse ndryshimet e trupit janë të ndryshme për çdo gjini, për këtë e kam më të lehtë të flas me babin”, rrëfen Joni për Jo Tabu emisionin që mbështete nga Unfpa.

Në familjen Ferko ka një rregull nuk ka gënjeshtra edhe për tema që janë të sikletshme për t’u konsumuar.

“Ne kemi një ndarje të roleve mes meje dhe tim shoqi një trekëndësh, ku në krye qëndron Joni dhe te pjesa e bazamentit pastaj jemi në të dy dhe i kemi ofruar mundësi Jonit të zgjedhë e të flasë për temat e vështira që kanë të bëjnë me ndryshimet e tij fizike me njërin ose me tjetrin”, tregon Armela.

Puberteti është mosha në të cilën trupi i fëmijës ndryshon vrullshëm, fëmijët bëhen pjellorë gjatë pubertetit. Kjo fazë e jetës nis zakonisht kur fëmijët janë 10 deri në 14 vjeç. Ndryshimet e pubertetit nisi kur truri nxit prodhimin e hormoneve seksuale.

Armela tregon se ka folur me Jonin para se të ndodhnin ndryshimet fizike në mënyrë që djali të ishte i përgatitur për ndryshimet që do ndodhnin në trupin e tij.

“Kam qenë gjithmonë një hap para se momenti të vinte në mënyrë që Joni të ishte përgatitur kur kjo të ndodhte dhe të mos gjendej në një terren të panjohur”,-shprehet gazetarja.

Ndryshe nga herët e tjera ku prindërit përcillnin një mesazh ose këshillë për prindërit e tjerë, këtë radhë është Joni, ai i cili ka një këshillë. 

“Tregohuni sa më të sinqertë me fëmijët tuaj dhe mos ja shtrembëroni të vërtetën”, mbyll rrëfimin Joni.   

Lexoni gjithashtu:

Fëmijët e familjes Çepani rrëfejnë për rritjen e tyre të pazakontë

Gazetarja Ola Bruko tregon marrëdhënien e veçantë dhe mendjehapur që ka me djalin e saj adoleshent

Jo Tabu | vjen ndryshe, pëlqimet e para dhe të dashurën e zemrës mund t’ua rrëfesh prindërve pa asnjë ndrojtje

Jo Tabu | jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit

Jo Tabu | Arbri rrëfen se homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare

Jo Tabu | Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026