“Kam dy vite që sulmohem nga partia që isha pjesë”, Koka largohet nga salla e gjyqit

6 Korrik 2023 | 15:51

Ish-ministri Lefter Koka ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-partisë ku bënte pjesë.

Ai tha se prej 2 vitesh sulmohet politikisht nga ish partia e tij. Ish Presidentin e quajti fuks dhe ish-sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, që sipas tij është gruaja e tij Monika Kryemadhi ka orkestruar procesin ndaj tij.

Më tej Koka theksoi se ish Presidenti fliste në mejhane duke thënë se do të arrestohet Lefter Koka.

Në fund ai nuk kurseu as sulmin ndaj prokurorit të SPAK, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit.

Teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes të gjithë të pandehurve do t’u konsiderojne mundësinë e replikës. Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: pse ke akoma për të thënë.

Koka më pas la sallën e gjyqit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026