“Pse refuzova ta takoj Ramën?” Kreu i lëvizjes “Besa” në RMV zbulon arsyen
Bilall Kasami kryetari i komunës së Tetovës, ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku z buloi edhe arsyen se përse nuk morri pjesë në takimin e kryeministrit Rama me kryeministrin e Maqedonisë Dhimitër Kovaçeski.
Ai tha se e refuzoi këtë takim edhe pse kishte marrë ftesë më herët, pasi sipas tij shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndodhën tashmë në situatën më të keqe dhe vizitat e kryeministrit shqiptar sipas tij nuk duhet të jenë vizita të tilla protokollare.
“Ne kemi komunikim të rregullt me kryeministrin e Shqipërisë ashtu sikurse edhe me kryeministrin e Kosovës. Ne do të donim që ky komunikim të ishte edhe në bazë të një programi dhe në bazë t veprimeve të cilat do duhet të përcillen pastaj implementimi dhe avancimi i atij që të akordohemi në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve. Ne kishim më herët një festë për të ardhur në Tiranë vetëm për të ngrënë një darkë e për t’u fotografuar dhe e refuzuam.
Ngjashëm e vlerësojmë edhe vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut në kohën kur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, janë më të diskriminuar se para 20 viteve. Në këtë situatë, vlerësojmë se roli i kryeministrit nuk duhet të jenë vetëm vizita protokollare.
Ne kërkojmë nga kryeministri Rama që të kërkojë llogaridhënie nga partitë shqiptare në qeveri për implementimin e pikave të deklaratës së nënshkruar në Tiranë nga gjithë kryetarët e partive shqiptare nën patronazhin e vetë kryeministrit Rama”,-tha Bilall Kasami.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:11 Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur
- 20:03 Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen
- 19:54 Irani paralajmëron anijet: Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit
- 19:38 Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë
- 19:28 “Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)
- 19:12 Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)