Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

20 Qershor 2026 | 19:12

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Siç duket edhe në pamjet filmike, mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Ndërkohë, policia rrugore ka bllokuar përkohësisht qarkullimin në njërën anë të autostradës, për shkak të rrezikut të mundshëm nga shpërthimi i automjetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026