Vuçiç telefonatë me Erdoganin: E kam informuar për aktualitetin në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bën me dije se ka biseduar sërish në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin tha se e ka informuar për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan, në siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Në postimin e tij në Instagram, Vuçiç shton se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se kanë rënë dakord që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.
‘Bisedë konstruktive me Presidentin e Turqisë. E informova për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë’- shkruan Vuçiç.
Pak kohë më parë presidenti i Turqisë ka biseduar në telefon edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku u diskutua për situatën në Kosovës.
Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin