Rama sqaron çështjen e detit me Greqinë dhe arsyet se pse ajo zgjidhet me gjyq
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot në një konferencë për shtyp çështjen e kufirit detar me Greqinë ku theksoi sërish se çështja do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare.
Rama tha se e drejta për t’u shtrirë me kufi 12 milje nga brigjet detare është e drejtë që buron nga Konventa Ndërkombëtare e OKB-së, mirëpo në rastin mes Shqipërisë dhe Greqisë këtë të drejtë nuk mund ta ushtrojë asnjë nga të dy vendet, sepse distanca nuk është aq e madhe.
“Në pjesën tonë, në pjesën mes të dyja vendeve, nuk ka mundësi fizike për t’u shtrirë 12 milje në të dyja vendet. Është e pamundur dhe prandaj e kemi negociuar për të arritur një marrëveshje dhe prandaj do shkojmë në gjyq,” – u shpreh Rama.
Kryeministri hodhi poshtë çdo publikim në media me harta si ilustrime të mundshme për ndarjen e kufirit detar. Ai tha se nuk ka si të ketë harta kur kjo çështje nuk është zgjidhur me marrëveshje. Rama shtoi se për këtë arsye ishte dakord që të shkohej në Gjykatë.
“Faktikisht ka qenë kërkesa jonë që në fillim, në bisedat paraprake, kohë më parë, që ta zgjidhim këtë punë me Gjykatë dhe nuk donte pala greke, kjo është e vërteta. Këto teoritë që në Gjykatë Ndërkombëtare pala greke është në avantazh, këto janë dokrra,” – sqaroi më tej Rama.
Sipas tij komentet e bëra në media janë të pamenduara mirë e të pa argumentuara si duhet.
“Nëse do të ishte kaq idiotikisht banale saç përshkruhet nga këta të pafe, pa atdhe, pa din, pa iman vetëm për të nxitur urrejtje dhe dëshpërim dhe për të krijuar një trazirë të radhës në funksion të zgjedhjeve atëherë për çfarë kemi negociuar ne?” – iu drejtua Rama gazetarëve.
Ai nënvizoi gjithashtu se nuk mund të pritet një reagim nga qeveria greke kur kjo është “pjellë e marrëzisë shqiptare”.
Siç tha dhe Rama “sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë, në Shqipëri plas rrufa e madhe për arsye komplet të ndryshme nga thelbi dhe e vërteta”.
Kryeministri theksoi se nuk ka asgjë më tepër për të sqaruar se gjithçka bëhet për luftën për pushtet e jo për detin.
Së fundmi ai e konsideroi të turpshme dhe qesharake që kjo çështje po fryhet nga fjalët e presidentit Ilir Meta dhe ish-presidentit Bujar Nishani.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës