Numri i viktimave në Rusi tre herë më i lartë se shifra zyrtare

29 Dhjetor 2020 | 10:48

Sipas disa statistikave të fundit të agjencisë së Rusisë mbi pandeminë, numri i viktimave nga coronavirusi në vend është sa trefishi i shifrave zyrtare të raportuara nga autoritetet e shëndetësisë.

Numri zyrtar i viktimave është aktualisht 55,262 por statistikat e shtetit thonë se shifra është shumë herë më e lartë, rreth 186,057.

Kjo do të thotë se Rusia është shteti i tretë në botë pas SHBA dhe Brazilit me numrin më të lartë të vdekjeve prej COVID-19.

Me më shumë se 3 milionë raste të raportuara, shkencëtarët besonin se numri i ulët i viktimave të raportuara në vend mund të ishte një përpjekje e qeverisë për të mbuluar rrezikun real të COVID-19.

Në deklaratë nuk shpjegohet pse numri zyrtar është në fakt tre herë më i lartë, por sipas ekspertëve mendohet se kjo vjen pasi vendi fillimisht kishte raportuar si viktima personat të cilët kishin ndërruar jetë vetëm prej coronavirusit, ndërsa tani ata kanë raportuar të gjithë viktimat të cilët kanë humbur betejën me COVID-19 pas komplikimeve me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Lexoni gjithashtu:

Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot

Spanjë: Listë për të gjithë personat që refuzojnë të bëjnë vaksinën kundër COVID-19

Frikë nga varianti i ri i COVID, Mbretërinë e Bashkuar ashpërson masat

Austria hap resortet, sportet rekreative mbajnë të gëzuar qytetarët në kohë Covid-i

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026