Kërcënimet që i kanosen BE-së, çfarë thuhet në raportin e Komisionit

7 Korrik 2023 | 15:00

Epoka e artë e globalizmit po përfundon dhe Europa duhet të përforcojë autonominë e saj. I tillë ishte parashikimi i përgjithshëm sipas raportit vjetor strategjik nga Komisioni Europian në të cilin hartohen prioritetet për të ardhmen. Dokumenti i 21 faqeve ilustron qëndrimin e BE-së për të ardhmen.

Terma të tillë si “autonomi strategjike e hapur”, “rezistencë”, “qëndrueshmëri” si dhe “gjeoekonomi”, nuk janë të padëgjuar pasi përsëriten shpesh nga Brukseli.

Raporti thekson nevojën që BE ka për të forcuar autonominë dhe qëndrueshmërinë teksa globalizimi po bie. Por për ta përmbushur këtë mision,  ajo duhet të përparojë tranzicionin e saj të gjelbër me kosto prej 620 miliardë euro në vit dhe të luftojë ndaj pabarazisë në vend.

Në raport gjithashtu njihen tensionet gjeopolitike të rritura midis Perëndimit dhe Kinës dhe inkurajohet që Bashkimi Evropian të përfshihet aktivisht në konkurrencën.

“Bota është gjithnjë e më ndarë mes Perëndimit dhe Kinës – dhe Evropa nuk mund të jetë e passive” tha nënkryetari i Komisionit Maroš Šefčovich në një konferencë përstyp.

Evropa duhet të zvogëlojë varësitë strategjike të saj nga vendet e tjera dhe të shfrytëzojë burimet vendore për të rritur prodhimin në kontinent.

Gjithashtu kërkohet edhe rritje të investimeve, me Bankën Europiane të Investimeve që luajnë një rol kyç në financimin e tranzicionit të gjelbër.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e zhvillimit të një fuqie të punës të kualifikuar dhe adresimin e rritjes së pabarazisë. BE-ja ka një fuqi punëtore të arsimuar, por industria po has vështirësi në mbushjen e vendeve të lira. Problemet përfshijnë mos përputhjen e aftësive dhe numrin e vogël të grave që studiojnë degët shkencore, teknologjike, inxhinierike dhe matematikore.

Së fundi, raporti njeh sfidat e polarizimit politik dhe përhapjes së dezinformimit, që kanë ndikim në demokracinë e BE-së.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026