Ambasada e Ukrainës në Beograd pa njohuri për vdekjen e vullnetarit serb
Ambasada e Ukrainës në Beograd nuk ka informacione të verifikuara për vdekjen e shtetasit serb Urosh Përvulloviç, thuhet në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë (REL).
Autoritetet shtetërore të Serbisë ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar spekulimet për vdekjen e vullnetarit serb Urosh Përvulloviç, i dyshuar si anëtar i organizatës paraushtarake Wagner, në luftimet pranë Bahmutit, në lindje të Ukrainës.
Ambasada thekson se informacionet për aktivitetet e Urosh Përvulloviçit, para së gjithash, duhet të shqetësojnë strukturat e sigurisë së Serbisë.
Sipas informacioneve, të cilat po shpërndahen në disa grupe në rrjetet sociale, Urosh Përvulloviç është vrarë më 28 prill, ndërsa informacionet për varrimin janë transmetuar të mërkurën, më 5 korrik.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij