Motoristët nga Serbia me mbishkrime provokuese nisen drejt Kosovës

7 Korrik 2023 | 20:50

Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.

Burime për KosovaPress, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një  ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.

Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet “Kosova është djep i Serbisë”.

Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026