Rama pritet nga Vuçiç në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensionit

7 Korrik 2023 | 20:32

Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e së premtes në Beograd nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Vuçiç tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë lidhur me cështjen e Kosovës, Serbia do vazhdojmë të kontribuojë për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

“Folëm për pikëpamjet tona shpesh të ndryshme sa i takon situatës në Kosovë, por nuk do ishte e drejtë të thoshim diçka këtu në prani të kryeministrit shqiptar dhe s’besoj se do e bëjë edhe ai. Diskutimet e tjera do i lëmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie më të mira”, tha Vuçiç.

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh se rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësise mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar konkretisht duhet që në momente si ky, e është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën. Me kaq mjafton. Rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris ne Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit. Të mos humbasim kohë dhe energji të pafundme me pasoja të pakthyeshme”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026