Pse po “goditet” më shumë Kurti se Vuçiç? Përgjigjet eksperti
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja përse po goditet kaq shumë Albin Kurti nga ndërkombëtarët dhe jo Aleksandër Vuçiç është sepse gjithmonë shihet konteksti, kush është hallka më e dobët.
Sipas tij shqiptarët sidoqoftë konsiderohen bebja e ledhatuar e amerikanëve në Ballkan.
“Duke qenë se ky perceptim ekziston dhe si fakt edhe si perceptim, amerikanët mendoj unë, po kujdesen, që t’i bien pak shqiptarëve me kamxhik që të krijohet ideja që ata nuk janë të njëanshëm në konfliktin me Serbinë, që tashmë duan ta shkëpusin me çdo çmim nga prehëri i Moskës. Beogradi nuk tërhiqet kollaj sepse Vuçiç është shkolla e Millosheviçit. Ai sido që ta ndryshojë petkun e vet, ai është fryma e Millosheviçit, nuk e ha Beogradi këtë. Beogradi thotë, është filmi i amerikanëve me shqiptarët. Ata bëjnë sikur i gjuajnë, shqiptarët bëjnë sikur qajnë. Beogradi nuk e pranon,” – u shpreh eksperti Osmani.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë