Ambasada e SHBA për lëvizjen e Dodik: Sulm ndaj Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës
Ambasada e SHBA-së në Sarajevë vlerësoi sot se vendimi i Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, për të nënshkruar amendamentet e Ligjit për Publikimin e Ligjeve dhe Rregulloreve të tjera të Republikës Srpska, përfaqëson një “sulm të paramenduar ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, Rendit Kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe do të vazhdojnë t’i mbajnë individët e përfshirë në sjelljen anti-Dejton përgjegjës për veprimet e tyre”, tha Ambasada e SHBA në Sarajevë në Twitter.
Presidenti i RS Milorad Dodik nënshkroi sot Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Publikimin e Ligjeve dhe Rregulloreve të tjera të Republikës Srpska, i cili u miratua nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska në seancën e posaçme të mbajtur më 21 qershor 2023.
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Schmitd, të cilin Republika Srpska nuk e njeh, anuloi më 1 korrik ligjin për heqjen e detyrimit për publikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska dhe Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Srpska, të cilat paraprakisht ishin miratuar nga Kuvendi i Republikës Srpska.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
- 12:58 Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë