Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, vetëm 2 javë kohë për fushatë

8 Korrik 2023 | 14:51

Vetëm 2 javë kohë do të kenë kandidatët për bashkinë e Rrogozhinës që t’i bindin bashkëqytetarët e tyre për t’i votëbesojnë drejtimin e qytetit për 4 vitet e ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandidatëve Shkëlqim Hoxha dhe Edison Memolla për zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë të nisë më 10 korrik, kohë kur do të nisin edhe takimet me qytetarët.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi fletën e votimit që do të kenë në duar qytetarët e Rrogozhinës të dielën e tretë të korrikut, e cila do të jetë e njëjtë me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Përsëritja e Zgjedhjeve në Rrogozhinë, pasi avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ia dolën të fitojnë përballjen në Kolegjin Zgjedhor, që mori në konsideratë të gjitha shkeljet gjatë procesit të votimit në këtë bashki, duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e 14 majit.

Të njëjtën pretendime për parregullsi dhe problematika gjatë zgjedhjeve, opozita kishte edhe për disa bashki të tjera të vogla si Belshi, Kamza dhe Kuçova, por kërkesat për këto bashki u rrëzuan nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Ndërkohë për arsye të ndryshme nga ato të Rrogozhinës, përsëritje të zgjedhjeve do të ketë edhe në Kukës, ku pritet dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Begaj dhe shpallja e kandidatëve që do të garojnë, duke qenë si kryebashkiaku që u zgjodh në 14 maj, Safet Gjici tashmë është pas hekurave.

Tensionet arritën në krye këtë javë, kur Rutte kërkoi mbështetje për një propozim për të kufizuar ardhjen e fëmijëve refugjatë të kohës së luftës tashmë në Holandë dhe që familjet të prisnin të paktën dy vjet përpara se të ribashkoheshin.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026