Arian Çani: Ndërkombëtarët s’i bëjnë dot kurth Kurtit, ai votohet, jo si në Shqipëri
Gazetari Arian Çani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania tha se ka një ndryshim të madh mes Albin Kurtit dhe Edi Rama.
Sipas tij Rama është i detyruara të zbatojë vendimet e Amerikës, dhe ndërkombëtarëve, pasi në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, ndryshe nga situata në Kosovë.
Sipas Çanit, Kurti nuk është se po tregohet kokëfortë duke mos ju bindur ndërkombëtarë, por ndryshe nga ne ai jeton në një vend ku bëhen zgjedhje dhe ndërkombëtarët e kanë më të vështirë “ti bëjnë puç” kryeministrit të Kosovës.
“Kur era është këtej edhe Edi Rama andej është. Qejf mund të mos ketë të shkojë në drejtim të erës, por shkon se e di që këtej fryn era këtej jam në rregull. Kjo sepse kuptohet se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ndryshe nga Kosova.
Albin Kurti që ne na duket kokëfortë, nuk është se është kokëfortë, por Albin Kurti jeton në një vend ku bëhen zgjedhjet. Nëse në Shqipëri është kollaj për amerikanët t’i bëjnë një puç “underground” kryeministrit në Kosovë e kanë të vështirë, sepse në Kosovë ende nuk është futur virusi i cenimit të zgjedhjeve. Albin Kurti sot ka vota reale në Kosovë, në Shqipëri të gjithë ne e dimë se si inxhinerohen zgjedhjet”,-tha gazetari Çani.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë