Dhunuan punonjësin e policisë, procedohen penalisht 2 persona, 1 në kërkim

9 Korrik 2023 | 11:57

Tre qytetarë të Tiranës do të procedohen penalisht pasi gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën  “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë kanë goditur me grushte një 31 vjeçar me inicialet A.D. i cili është punonjës policie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026