Ndryshimet në qeveri, Manjani: Rama zgjodhi që çështjen e detit ta mbajë mbi shpatulla Olta Xhaçka
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh në Euronews Albania se ndryshimet në qeverinë Rama nuk janë surprizë. Ai theksoi se Rama ka shkarkuar veten si ministër të Jashtëm, pasi Gent Cakaj nuk e ka mbajtur kurrë këtë post.
“Nuk ka ndonjë surprizë por nga pikëpamja zyrtare, ligjore dhe Kushtetuese, më interesante është çështja e ministrisë së Jashtme. I bie që Rama të propozojë shkarkimin e vetes si ministër i Jashtëm për të ngarkuar zonjën Olta Xhaçka. Cakaj nuk ka qenë kurrë ministër i këtij shteti”, u shpreh Manjani.
“Lajmi që doli dje që dha dorëheqjen Gent Cakaj është një idiot. S’ka lidhje fare në kontekstin shtetëror të fjalës. Në kuptimin shtetëror dhe kushtetues, detyrën e ministrit të Jashtëm e kryen sot kryeministri, është ende Rama ministër i Jashtëm. Ka vendosur të shkarkojë veten, të shohim do të dekretohet shkarkimi apo jo”, tha ai më tej.
Sipas Manjanit largimi i Ramës nga posti i ministrit të Jashtëm, vjen për shkak të çështjes së detit me Greqinë.
Manjani nënvizoi se tashmë për çështjen e detit duhet dikush që të firmosë dhe për këtë Rama ia la përgjegjësinë Xhaçkës.
“Unë besoj se ka një shtrëngesë publike dhe zyrtare Edi Rama. Është një shtrëngesë e cila vjen për shkak të debatit që ka çel për çështjen e detit me Greqinë. Tashmë duhet një emër përgjegjës, dikush që të firmosë letrat dhe të marri përgjegjësinë, dhe ky dikush është para-zgjedhur që të jetë Olta Xhaçka”, theksoi ish-ministri i Drejtësisë.
“Përgjegjësinë direkte zyrtare ligjore deri më sot e ka Edi Rama. Nga kjo pikëpamje ai do që ta transferojë këtë përgjegjësi. Eventualisht në çfarëdo lloj debati, qoftë në planin e debatit publik dhe ligjor, ka një diskutim ligjor dhe shumë të rëndë, të rreptë dhe dikush duhet ta marrë këtë përgjegjësi. Ka zgjedhur që të jenë shpatullat e Olta Xhaçkës, mbase e mban Olta. Pjesa e ministrisë së Mbrojtjes, Niko, është thjesht një rutinë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Peleshi ministër i Mbrojtjes, Mentor Kikia: Strategji politike e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit
Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut