Kërkesa në Kuvend për arrestimin e Ahmetaj, vjen reagimi i parë nga PD
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj.
Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se kërkesa për të çuar në burg ish-zëvendëskryeministrin është një vendim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë.
Bardhi thekson se SPAK duhet të bëjë një hetim të plotë deri tek kreu i aferës korruptive.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.
Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zv. KM”, shkruan Bardhi në Tëitter.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit