BE kërkon që ligji për “despiunizimin” të jetë në përputhje me standardet e Venecias

10 Korrik 2023 | 12:27

Në Komisionin e Ligjeve po mbahen diskutime në lidhje me dy projektligje të propozuara nga Partia Socialiste dhe që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike, ku preket dhe “despiunizimi”.

Në lidhje me këto dy nisma ish-ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara largimit nga Shqipëria i ka dërguar një letër Komisionit të Ligjeve, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias.

“Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.

Në lidhje me letër reagoi dhe deputeti i partisë demokratike Gazment Bardhi, i cili theksoi nevojën që nismat e qeverisë kanë që të jenë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

“Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE, ku ambasadorja e delegacionit,  i ka drejtuar kryetares së Komisionit lidhur me dy ligjet e propozuar nga PS.

Në letër iu bëhet me dije që kjo çështje lidhet me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë do të duhet që ky komision ti referohet standardeve që ka vendosur Komisioni i Venecias në dy opinionet të tij. Në opinionin e vitit 2019 për ligjin e lustracionit të asaj kohe dhe në opinionin e vitit 2018 kur është propozuar vetingu në politikë dhe kërkohet që për të dyja iniciativat, jo vetëm të mbahet në konsideratë,  por të sigurohet që janë përmbushur standardet e Komisionit të Venecias.

Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave”, tha Bardhi.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026