DOKUMENTI| SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetaj, cilat janë 3 akuzat zyrtare
SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigjur interesit të Euronews Albania dhe ka bërë me dije se kërkesa e SPAK bazohet në tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë me fshehje pasurie.
Më herët ndaj ish-zv.kryeministrit ishte artikuluar edhe akuza e shpërdorimit të detyrës, që nuk është përfshirë në hetimet e SPAK.
Mësohet se kërkesa është depozituar në Kuvend që ditën e premte, më datë 7 korrik.
2 javë më parë Ahmetaj ishte në SPAK ku u pyet për 6 orë në kuadër të një hetimi që ka nisur që nga shtatori i vitit të kaluar lidhur më inceneratorin e Elbasanit. Lëvizja e sotme e SPAK për masën e sigurisë ndaj një deputeti ka të bëjë me këtë hetim dhe ishte e pritshme pasi SPAK ka pretenduar për prova që implikojnë Ahmetajn në marrëdhënie financiare me biznesmenët në kërkim, gjë që është mohuar prej tij.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Kryemadhi ironizon kërkesën për Ahmetajn: Arrestimet venë e vijnë, por…
“Arben Ahmetaj nuk e pranon burgun”! Hoxha: Mund të kërkojë azil
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë