SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj
10 Korrik 2023 | 10:34

SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Shkresa e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur në ambientet e Kuvendit dhe tashmë i takon Këshillit të Mandateve nëse do të lejojë arrestimin e deputetit socialist.

Burime bëjnë me dije se në kërkesën drejtuar Kuvendit, autorizimi kërkohet për heqjen e lirisë së Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.

Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Më herët organi i akuzës ka kryer kontrolle në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetaj, ku janë sekuestruar dhe një sasi parash.

Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale:

  • Mos deklarimi apo fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive,
  • Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë,
  • Pastrimi i parave,

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026