Kërkesa për Ahmetajn, Beci: Kushtetuta s’lejon efektin surprizë, i pastruan shtëpitë

10 Korrik 2023 | 14:59

Ish-prokurori i krimeve të rënda Eugen Beci, komentoi nga studio e Euronews kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit të Republikës për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Beci tha se një problemet kryesore të Kushtetutës së Shqipërisë është se nuk e lejon organin e akuzës të kryej hetime surprizë.

Sipas tij imuniteti i deputetëve u jep kohë atyre që të pastrojnë shtëpitë dhe të mos gjenden dokumente apo sende të kundërligjshme.

“Problemi është a e lejon kjo Kushtetutë SPAK-un të kryej hetime surprizë. Nga pikëpamja proceduriale kemi tre probleme të cilat lindin në këtë rast. Nuk kemi efektin surprizë të kontrollit, i cili do të duhet të gjente sende apo dokumente të kundërligjshme pasi do të kemi 3 apo 4 ditë kohë që të përgatitet subjekti.

Sepse nuk ka subjekt që të mendojë që do i vi policia dhe nuk mund të rregullojë banesën dhe t’i mbajë gjërat aty.

Minimalisht do marrë pluhrat e shtëpisë që kur të vijnë oficerët mos të kenë turp çfarë të gjejnë në shtëpi.

E dyta është se bashkë me autorizimin është një kërkesë e motivuar së bashku me provat. Nëse provat u dorëzohen deputetëve a kemi një problem të ndërhyrjes së drejtësisë.

A mos duket se konfondohen sistemi i drejtësisë dhe parlamenti, kush është parlamenti që duhet të vlerësoj që ka apo s’ka prova. Pra duhet të themi që gjykata nuk është i vetmni organt kompetent ku duhet të diskutohen provat.

E treta është mbajtja e seancave me dyer të mbyllura, formale që të bën për të qeshur. Pasi ata që duhet të mësojnë sekretin që janë deputetët, do i mësojnë këto gjëra, pasi do ta kenë dosjen”, tha Beci.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026