Kërkesa e SPAK për Ahmetaj, caktohet data: Ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

10 Korrik 2023 | 14:11

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka njoftuar se mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetaj do të mbahet të martën.

Sipas dokumentit të Kuvendit të Republikës, mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 16:00 të ditës së nesërme.

Kujtojmë se SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e premte, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Më herët organi i akuzës ka kryer kontrolle në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetaj, ku janë sekuestruar dhe një sasi parash.

Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026