Gazetarja Rezarta Delisula me të birin flasin për dhunën gjatë adoleshencës

30 Dhjetor 2020 | 18:52

Sot emisioni “Jo Tabu” ka në fokus dhunën fizike dhe psikologjike gjatë moshës së adoleshencës. Për të folur për këtë temë është gazetarja dhe autorja e emisionit Destinacion në Euronews Albania, Rezarta Delisula dhe djali I saj 11-vjeçar Moreli.

“Ne flasim shumë për çdo temë që duket e pamundur ta konsumosh me fëmijën. Me Morielin përveç temave që janë pak me spec djegës diskutojmë edhe për dhunën, dhunën në shkollë, dhunë në familje”, rrëfen Delisula.

Moreli bën një përkufizim të dhunës për emisionin Jo Tabu, që mbështetet nga Unfpa.

“Dhuna për mua është dhunë psikologjike dhe dhunë me grushte”,-thotë Moreli.

OBSH e përkufizon dhunën si përdorim i qëllimshëm i forcës ose fuqisë fizike, ose psikologjike, kërcënuese, ose aktuale kundër vetes, ndonjë personi tjetër, ose kundër një grupi apo komuniteti që ka mundësi të rezultojë me lëndime, vdekje, dëmtim psikologjik, zhvillim jo normal.

Në shtëpinë e Rezartës është dhe libri i të drejtave të fëmijëve, të cilin Moreli ja tregon prindërve kur bërtasin.

“Kur bërtisni ju tregoj librin. Ai thotë se nuk mund t’i bërtasësh apo rrahësh fëmijët”, shprehet Moreli.

Gjatë bisedës me djalin e saj Rezarta kthehet pas në kohë dhe tregon se si ka qenë dhuna kur ajo ka qenë adoleshente.

“Në fëmijërinë time ka qenë paksa më ndryshe kjo forma e dhunës. Ne jemi rritur me atë shprehjen “Druri ka dalë nga xheneti”, por nuk ka pasur dhunë në familje. Mbaj mend mami ka qenë shumë e rreptë na bërtiste dhe tërhiqte ndonjëherë veshin, por nga babai asnjëherë”, rrëfen zonja Delisula.

Fëmijët nuk e bëjnë dot dallimin mes fantazisë dhe realitetit. Ata mund të mendojnë se gjithçka që shohin në televizor apo video-lojëra janë reale. Rezarta thotë se ka shumë filma për të vegjël, që kanë forma dhune duke filluar nga Tomi dhe Xheri, prandaj duhet bërë kujdes.

Lexoni gjithashtu:

Një rrëfim i sinqertë për ndryshimet gjatë pubertetit mes gazetares Armela Ferko dhe djalit të saj

Fëmijët e familjes Çepani rrëfejnë për rritjen e tyre të pazakontë

Gazetarja Ola Bruko tregon marrëdhënien e veçantë dhe mendjehapur që ka me djalin e saj adoleshent

Jo Tabu | vjen ndryshe, pëlqimet e para dhe të dashurën e zemrës mund t’ua rrëfesh prindërve pa asnjë ndrojtje

Jo Tabu | jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit

Jo Tabu | Arbri rrëfen se homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare

Jo Tabu | Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026