U kapën duke vjedhur lokalin, 3 të arrestuarit bashkëpunëtorë në 8 vjedhje të tjera

11 Korrik 2023 | 12:25

Tre persona janë kapur në flagrancë në saj të operacionit “Lagjet” ndërsa tentuan të vidhnin para në një lokal në Berat.

Sipas policisë tre të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe në 8 vjedhje të tjera të bëra në banesa të ndryshme në Berat gjatë dy muajve të fundit.

Të arrestuarve E. E., 32 vjeç, F. C, 30 vjeç dhe R. L., 22 vjeç, të tre banues në Berat, u janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura dhe tre celularë, ndërsa policia tha se po vijon hetimet.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lagjet”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-E. E., 32 vjeç, F. C, 30 vjeç dhe R. L., 22 vjeç, të tre banues në Berat.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, mbrëmjen e djeshmje, teksa ishin duke vjedhur para dhe produkte, në një lokal në lagjen “30-vjetori”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Lagjet”, dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrit, janë autorë të 8 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë 2 muajve të fundit, në disa banesa në qytetin e Beratit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit E. E., F. C., dhe R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026