Dosja Ahmetaj: 34 mijë € pagesa, lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin
Prokuroria e Posaçme në materialin e dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ka renditur të gjitha udhëtimet e shtetasit Arben Ahmetaj jashtë territorit të Shqipërisë, të nisura nga viti 2011.
Sipas prokurorisë së Posaçme, rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij kanë qendruar, janë paguar nga pronarët e inceneratorëve.
Në dosjen prej 12 faqesh të SPAK janë listuar të gjithë hotelet ku ish-zëvendës kryeministri ka qendruar dhe se si është bërë pagesa e nga kush është bërë.
Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.
“Në e-mailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 20.02.2014, i është dërguar e-mail nga Booking.com për prenotimin e tij në hotel Sans Souci në Vienë, ku konfirmohet për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj, prenotim i kryer fillimisht më datë 20.02.2014 deri më 23.02.2014. Nga të dhënat e TIMS, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalë nga territori i Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines- Viena dhe është kthyer më 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi”,-thuhet në dosjen e SPAK.
Po ashtu janë gjetur prenotime të cilat janë bërë nga pronarët e inceneratorëve për bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt.
“Në kompjuterin e Klodian Zoto është gjetur një dokument nga Four Season Hotel, Milano, me emërtimin “Modulo për l’abbedito su carta Credito”, në të cilën pasqyrohet se poseduesi i kartës, Klodian Zoto ka bërë një rezervim për shtetasit Eroja Hoxha dhe Mirel Mërtiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015.
Në e-mailin e Zotos është gjetur gjithashtu rezervim nga Booking.com me guest name bashkëjetuesen e Ahmetaj, për hotelin Four Season Milano për të njëjtën periudhë, Nga të dhënat e TIMS, ajo ka dalë nga territori i Shqipërisë më 19.11.2015 me linëjn e ALITALIA-AZ 510/507 Romë dhe është kthyer me datë 22.11.2015 me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano.
Po ashtu nga të dhënat e sistemit TIMS më datë 20.11.2015 ka dalë nga territori i Shqipërisë me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano edhe Arben Ahmetaj i cili më pas është kthyer më kthyer me datë 22.11.2015 me të njëjtën linjë si bashkëjetuesja”, thuhet në dosje.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)