Butrinti sërish në “Kushtetuese”, Qeveria të tregojë komunikimet me UNESKO-n

11 Korrik 2023 | 15:45

Qeveria të vërë në dispozicion komunikimet që ka zhvilluar me UNESCO-n përgjatë viteve 2019-2023. Kjo ishte e vetmja nga 5 kërkesat e opozitës që Gjykata kushtetuese pranoi për çështjen “Butrinti”.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina  Zhupa paraqiti dhe një sërë kërkesash të tjera, si bërjen palë në këtë shqyrtim kushtetues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe thirrjen e dëshmitarëve, kërkesa të cilat u rrëzuan.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që nuk e ka shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.

Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”- tha Ina Zhupa.

Marrëveshja koncensionare për menaxhimin e Parkut të Butrinti nga një fondacion jo shtetëror si Fondi Shqiptaro-Amerikan është cilësuar prej tyre si një marrëveshje në shkelje të plotë të kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare.

Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, Fondi Shqiptar I Zhvillimit do të kontribuojë afro 5 milionë dollarë, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet për elementët kulturorë dhe natyrorë, si dhe të kthehet në një ofertën turistike rajonale.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026