Vrasje e dyfishtë në Tiranë, 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj, dorëzohet në polici
Krimi në familje ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte ku një 59-vjeçar ka ekzekutuar bashkëjetuesen dhe motrën e saj.
Autori i identifikuar si Përparim Ademi ka ndërmarrë aktin e rëndë në prani të fëmijëve të mitur të bashkëjetueses dhe disa orë më pas është vetë-dorëzuar në polici ku ka deklaruar se ekzekutimin e ka kryer nga xhelozia.
Banorët e rrugës Bajram Bushica njoftuan policinë për të shtëna me armë rreth orës 10 e 30 minuta.
Kur mbërritën në zonën e njohur si “Astiri”, oficerët e policisë konstatuan një ngjarje të rëndë. Pesëdhjetenëntëvjeçari i identifikuar si Përparim Ademi kishte ekzekutuar bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, të dyja rreth 40 vjeçe, pas një konflikti fillimisht verbal e më pas me përdorimin e armës.
Përparim Ademi i cili më herët ka mbajtur edhe mbiemrin Tela, aktin e rëndë e ka kryer në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani. Pas ekzekutimit të dyfisht autori ka zgjedhur të largohet në këmbë nga vendngjarja për tu dorëzuar vetëm 2 orë më vonë në policinë e Tiranës.
Motiv i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë vendimi i bashkëjetueses së 59-vjeçarit Ademi për të mos vijuar lidhjen e tyre. Këtë dyshim e shprehu edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Reban Jaupi për Euronews Albania.
Uniformat blu kanë bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov që 59 vjeçari e la në banesën ku u regjistrua ngjarja e rëndë. V
etë autori në deklarimin paraprak para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi ndërsa lidhur me krimin në pyetje në praninë e psikologëve pritet të merren edhe fëmijët e mitur të cilët kanë qenë present në momentin e ekzekutimit të dyfishtë që tronditi Tiranën.
Përditësuar në 16:00
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut